Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell sot në Kosovë

Mot me diell do të mbajë edhe sot në Kosovë, ku temperaturat maksimale do të jenë mbi 15 gradë Celsius, njofton Insajderi.

Gjatë ditës do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Insajderi.com