Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitorës së tri çmimeve të filmit “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”, njofton Insajderi.
Osmani thotë se është një ditë krenare për Kosovën, ku tutje uroi edhe regjisoren, Blerta Basholli.
Këtë Osmani e bëri me anë të një postimi në Tëitter, ku tha se vajzat tona ia dolën përsëri.
“Një ditë krenare për Kosovën sot! Blerta Basholli, e jona, theu rekorde në @sundancefest me filmin e saj Zgjoi ’. Vajzat tona ia dolën përsëri!”, shkroi Osmani. /Insajderi.com