Aksidentohet një motoçiklist në Brezovicë, dy të lënduar

Aksidentohet një motoçiklist në Brezovicë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, të mërkurën mbrëma rreth orës 21:45 në Shtërpce, Brezovicë, njofton Insajderi.

Shkas i këtij aksideti ishte humbja e drejtimit të motoçikletës, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku vozitësi e humb kontrollin mbi të dhe bie poshtë disa metra.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore pëson vozitësi si dhe pasagjeri i tij.

Ata u dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajit, pasagjeri ndalet për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa vozitësi dërgohet për tretman në QKUK-Prishtinë.

“Brezovicë, Shtërpce 03.02.2021, 21:45.I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi të dhe bie poshtë disa metra ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pëson vozitësi si dhe pasagjeri i tij. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajit ku pasagjeri ndalet për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa vozitësi dërgohet për tretman në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com