Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pas zgjedhjeve planifikojnë të lidhin koalicion për bashkëqeverisje me ndonjë nga partitë, përveç marrëveshjes së nënshkruar me iniciativën e Vjosa Osmanit, transmeton Insajderi.
Kurti në një takim virtual me zyrtarë të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë ka thënë se dëshirojnë të fitojnë 50 për qind të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
“LVV do ta demokratizojë vendin, jemi duke kandiduar me iniciativën e Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, në një listë të përbashkët zgjedhore. Ajo është shumë e njohur në Kosovë, ne jemi politikanët më të njohur në vend.
Ne kemi realizuar një koalicion me iniciativën e Osmanit para zgjedhjeve, dhe pas fitimit të tyre ne nuk planifikojmë të kemi ndonjë koalicion me dikë tjetër”, ka thënë ai.
Pretendenti për kryeministër është shprehur i bindur se Vetëvendosje do t’i sigurojë 60 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Këtë herë do të jetë më ndryshe, ne jemi duke punuar. Unë mendoj se do të kemi 60 ulëse në Kuvend, do të jem kryeministri i ardhshëm, dhe me këtë rezultat nuk do të mund të rrëzohem nga opozita”, ka thënë Kurti./Insajderi.com