Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë pacientë kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 318 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 303 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 61 mijë e 404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë dhe një mijë e 514 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 659.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com