Kadri Veseli nga Haga i ka telefonuar Enver Hoxhajt gjatë kohës sa ky i fundit po bënte fushatë në Drenicë.
Kështu tha kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratiket ë Kosovës, njofton Insajderi.
“Ku je”, ka pyetur Veseli, “natyrisht në Drenicë, ku tjetër”, është përgjigjur Hoxhaj.
Të pranishmit kanë filluar të brohoritnin e të duartrokitnin.
“Më thirri kryetari i partisë Kadri Veseli dhe më pyeti tha ku je, i thash natyrisht në Drenicë, ku tjetër. Kjo telefonatë të cilën unë e mora tregon se sa më dhembje dhe sa me krenari ne si PDK hyjmë në këto zgjedhje. Kjo tregon se si ne kemi arritur që dhembjen, mllefin, që e kemi përjetuar me 5 nëntor sot këtu në Skenderaj, po më herët isha në Mitrovicë, në Vushtrri dhe kudo në Kosovë e kemi shndërruar në vullnet të ri, e kemi shndërruar në forcë të re dhe PDK po fiton fuqishëm me 14 shkurt.”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com