Suspendohen shtatë policë, rrahën një qytetar

Suspendohen shtatë policë, rrahën një qytetar

Rrahën një qytetar pasi “hyri në të kuqen”, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar 7 zyrtarë policorë.

Madje, tre prej tyre janë arrestuar dhe janë në paraburgim për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjakovës, njofton Insajderi.

“Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas rrahjes ajo mori tretman mjekësor, ndërsa për sulmin u ankua në Polici.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com