Gashi: Nuk ka dëshmi që Rade Basara është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit

Gashi: Nuk ka dëshmi që Rade Basara është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit

Tomë Gashi, avokati i Rade Basara, i dyshuar për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës kur Ivanoviq u vra, njofton Insajderi.

Gashi duke folur para gazetarëve pas mbarimit të seancës fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që Basara është i përfshirë në këtë rast.

“Nëse faji i Rada Basara është që ka qenë pjesë e njësitit të hetimit në Policinë e Kosovës atëherë është diçka tjetër sepse mund të jetë çdo policë në veri të Mitrovicës. Nuk ka asnjë fakt që Basara është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, në këtë rast po u shkelen të drejtat të akuzuarve pasi vrasja e politikanit serb ka ndodhur që tri vjet ndërkohë që të akuzuarit po mbahen në paraburgim për më tepër se 16 muaj.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018./Insajderi.com