Dy nxënës theren me thikë në Viti

Dy nxënës theren me thikë në Viti

Dy nxënës janë therur me thikë dje rreth orës 17:50 në Viti si shkas i mosmarrëveshjes në mes dy grupeve të nxenësve.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tutje tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa dy persona të dyshuar janë intervistuar.

”Ju njoftoj se Me datën, kohën dhe vendin e lartëshenuar, ka ndodhur një mosmarrëveshje ne mes dy grupeve te nxenseve, ku dy nxënës M.K.SH janë goditur me mjete të forta (thika), të njëjtit janë dërguar në trajtim mjeksor në spitalin e Gjilanit. Dy persona të dyshuar M.K.SH, janë intervistuar”, ka thënë ai.

“Me urdhër të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedur të rregullt”, është shprehur tutje Hashani. /Insajderi.com