Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me publikimin e një sondazhi në rrjete sociale lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit, për të cilin u raportua se është organizuar nga ky institucion, njofton Insajderi.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha së ata se kanë autorizuar askënd për të bërë sondazhe dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë.
“Ne s’i kemi dhënë askujt të drejtë të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së, dhe i ftojmë qytetarët që mos i japin të dhënat e tyre”, deklaroi Daka në mbledhjen e komisionit, e cila u mbajt të premten.
Në mbledhje po ashtu u bë e ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për akreditim të vëzhguesve është deri sot (e premte) në ora 18:00./Insajderi.com