Maqedoni e Veriut, Mickoski: Regjistrim në mars ose prill të vitit 2022

Maqedoni e Veriut, Mickoski: Regjistrim në mars ose prill të vitit 2022

Kryetari i partisë opozitare maqedonase në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të premten deklaroi se regjistrimi duhet të zbatohet në pranverë të vitit 2022.

“Qëndrimi i ynë është i qartë. Regjistrim duhet të ketë në pranverë në vitin 2022, në mars ose në prill. Deri atëherë do të kemi finger print terminale, të cilat do të përdoren tanimë në zgjedhjet lokale. Nëse tani dëshirojnë, kanë mundësi të bëjnë regjistrim elektronik me saktësi prej 5 për qind, respektivisht ta regjistrojnë 95 për qind të popullatës, ndërsa vetëm pesë për qind ta vizitojnë”, tha Mickoski.

Mickoski deklaroi se VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk ka qenë për bojkot të regjistrimit. Ai përkujtoi se para dy ditëve VMRO-DPMNE-ja ka filluar iniciativë për grumbullimin e nënshkrimeve për parashtrimin e ligjit në kuadër të Kuvendit për heqjen e Ligjit për regjistrim.

Sipas tij, ky do të jetë regjistrim politik, operacion politik me “përqindje të dakorduara”, e jo operacion statistikor.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se iniciativa sot ka arritur në Kuvend dhe shtoi se pret që ta informojnë, si parashtrues të asaj iniciative. /Insajderi.com