Limaj kërkon nga qytetarët që mos ta votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit Enver Hoxhajn

Limaj kërkon nga qytetarët që mos ta votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit Enver Hoxhajn

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet elektorale më përkrahës të Nismës Socialdemokrate, njofton Insajderi.

Limaj në Lipjan ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe fatkeqësisht, ai është shprehur se një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb.

Prandaj, ai ka thënë që i fton qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, që të mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid./Insajderi.com