Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Në fundjavë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare, por pa të reshura.  Nga e hëna kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu, njofton Insajderi.

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën dominim të fushave të presionit të lartë që ndodhen mbi Mesdheu juglindor dhe masave të ngrohta ajrore që po shtrihen mbi rajonin tonë.  Parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, i qëndrueshëm, kryesisht me diell, por herë-herë edhe me vranësira kalimtare, mirëpo pa të reshura.

Sipas Prishtina Weather ditën e diel, orëve të mbrëmjes një ciklon nga Italia veriore kalon në veri të rajonit, që mund të sjell të reshura kryesisht shiu në pjesët perëndimore të vendit, e të cilat gjatë ditës së hënë shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit.  Reshjet vende-vende mund të jenë të intensitetit mesatar, me gjatë të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Të martën dhe mërkurën mbetemi nën dominim të cikloneve që depërtojnë nga Italia, e mundësojnë mot më të paqëndrueshëm, me vranësira, herë-herë me mundësi edhe për reshje shiu.  Kohëpaskohe do të fryjnë edhe erëra kryesisht nga krahu jugor.  Masat e ngrohta ajrore mbajnë më tutje temperaturat mbi vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditën e shtunë, mirëpo moti më dinamik që po parashihet në ditët e ardhshme, do të sjell qarkullim më të mirë ajror, ku do të mundësoj shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e ditën e hënë edhe në të mira./Insajderi.com