Mbi 6 mijë raste aktive me Coronavirus

Mbi 6 mijë raste aktive me Coronavirus

Me 284 rastet pozitive të konfirmuara të premten, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në gjashtë mijë e 714, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë gjithsej 61 mijë e 688 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës dhe një mijë e 519 raste kanë përfunduar me vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 455.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com