Një zyrtar policor kërcënohet me familje

Një zyrtar policor kërcënohet me familje

Një zyrtar policor ka raportuar në stacionin policor në Prishtinë së është kërcënuar me familje nga një i dyshuar, njofton Insajderi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në rrugën “Rrahim Beqiri”.

Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMW pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar  meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Pas informatës, vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë.

Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com