Haradinaj: Si president do ta shtyj Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së

Haradinaj: Si president do ta shtyj Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si president i vendit, do ta shtyjë vendin përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.

Haradinaj po ashtu u shpreh se sigurimi i arsimimit më të mirë, kujdesit shëndetësorë dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik do jetë agjenda e Aleancës në qeverinë e ardhshme.

Këto deklarata i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë të shtunën, në një postim në Facebook.

“Sot në Kaçanik, u zotova se si President do të mbështesë qeverinë në reformat e nevojshme dhe do ta shtyjë Kosovën përpara drejt njohjes së plotë ndërkombëtare, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj./Insajderi.com