Krye-diplomatja në detyrë, Maliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Zelandën e re për në rastin e Ditës Kombëtare.
Në urimin që i ka dërguar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon homologen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të saj për Kosovën.
“Zelanda e Re dhe Republika e Kosovës ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të lidhur me besimin, miqësinë dhe vlerat e përbashkëta që mbështesin demokracinë, dhe unë jam e bindur që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen për të mirën e popujve tanë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Zelanda e Re ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 nëntor 2009. /Insajderi.com