Haradinaj-Stublla: Biden e thotë qartë, objektivi i dialogut është njohja reciproke

Haradinaj-Stublla: Biden e thotë qartë, objektivi i dialogut është njohja reciproke

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e thotë qartë që objektivi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja reciproke.

Me anë të një postimi në Facebook, kryediplomatja në detyrë tutje thotë se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon qartësi nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësuese.

“Presidenti Amerikan Biden e thotë qartë: Objektivi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton NJOHJE RECIPROKE! Prej shumë kohësh ne si AAK kërkojmë këtë qartësi edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues!”, është shprehur ajo.

“Për arritjen e Marrëveshjes Finale, hapat e mbetur duhet të jenë: 1. Definim i parimeve të Marrëveshjes; dhe 2. Përcaktim i kornizës kohore për arritjen e saj. Faleminderit sërish, Amerikë “, ka thënë Haradinaj-Stublla. /Insajderi.com