Postuan armë në internet, arrestohen katër persona

Postuan armë në internet, arrestohen katër persona

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Deri te arrestimi erdhi pasi ata kishin ekspozuar armë në profilet e tyre në facebook.

“Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë,  duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ku persona të dyshuar në profilet e tyre ekspozonin armë, sot kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni është zhvilluar në tri lokacione të ndara në qytetin e Prishtinës, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë, një revole GAP,CAL,9mm, një revole BLOW mini CAL 8mm, një pistoletë Compact Cervena Zastava 99, katër thika (një prej tyre ushtarake), një maskë e bardhë, 0.12 gram bimë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë etj.

Personat e dyshuar janë R. B. (22 vjeç), L. B. (21 vjeç), Q. S. (21 vjeç), si dhe F. D. (18 vjeç).

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’, si dhe ‘posedim i narkotikëve’ (për njërin nga të dyshuarit)./Insajderi.com