3 të vdekur dhe 249 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

3 të vdekur dhe 249 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Tre pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 249 persona rezultuar pozitivë me këtë virus brenda kësja periudhe kohore.

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej dy mijë e 291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e 258 raste dhe një mijë e 523 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 693.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com