Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e dytë e muajit shkurt do të vijoj me kushte të ndryshueshme atmosferike, njofton Insajderi.

Parashihet të ketë diell shi erë dhe borë.

Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.

Sipas IHMK-së, nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike.

Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s./Insajderi.com