Abdixhiku: Po të isha unë bartësi i listës, LDK-ja do merrte më shumë vota

Abdixhiku: Po të isha unë bartësi i listës, LDK-ja do merrte më shumë vota

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar lidhur me atë se pse u vendos si i 11-ti në listën e kandidatëve nga kjo parti, njofton Insajderi.

Abdixhiku tha se e ka marrë vesh këtë kur është publikuar lista dhe se është një vendim që është marrë nga vetë drejtuesi  i partisë.

Madje ai tha se nuk e ka problem se në cilin numër është, pasi njeriu e bën numrin dhe jo numri atë.

Ndër të tjerash në deklarimin e tij në T7, Abdixhiku tha se po të kishte qenë ai bartës i listës, do t’i rendiste ata që marrin vota më shumë në 10-shen e parë.

“Po të kisha qenë unë bartës i listës do t’i rendisja lartë ata që marrin vota më shumë. Për mua s’ka rëndësi a jam numër 11 a sa”, tha ai./Insajderi.com