Një person është ekstraduar nga shteti i Hungarisë dhe nën përcjellje të njësitit policor i njëjti ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku më pas është arrestuar, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë i dyshuari është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë për veprën “Kontrabandim me migrantë, e mbetur në tentativë.
Arrestimi i tij u bë gjatë pasdites të së dielës.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës.
“Aeroport Prishtinë (DN:) 07.02.2021 – 15:00.I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com