Një 22-vjeçar gjendet i vdekur në Banjë të Pejës

Një 22-vjeçar gjendet i vdekur në Banjë të Pejës

Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Banjë të Pejës, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 11:45.

“Rreth orës 11:45 policia ka pranuar informatën se në Banjë të Pejës është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Viktima është e moshës 22-vjeçare”, ka thënë ai.

Gashi tutje tha se ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur, ndërkaq hetuesit janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

“Hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët po punojnë në zbardhjen e rastit. Nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek ngjarja. Këto janë informatat fillestare që i kemi për momentin”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com