Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

Dy persona janë plagosur në një aksident në Qylagë të Lipjanit.

Lajmi për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë dy persona”

Me rastin po merren njësitet e trafikut. /Insajderi.com