Tre të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19

Tre pacientë kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj kohe edhe 290 testime kanë rezultuar pozitive nga gjithsej dy mijë e 388 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e 548 raste nga 252 mijë e 163 persona të dyshimtë dhe një mijë e 526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 231 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 791.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com