Të shtunën ka arritur kontingjenti i parë me vota nga diaspora në Kosovë, njofton Insajderi.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së KQZ-së tha se kanë arritur tre mijë zarfe nga posta e shpejtë.
“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marrë diku rreth tre mijë zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontingjenti i parë.
Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë shtypja e fletëvotimeve dhe nuk kemi pasur mundësi të shkojmë t’i shohim nga afër për shkak të pandemisë”, tha Ahmetaj,
Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka pyetur se si do të veprohet me njerëzit që janë të infektuar me COVID-19.
Ahmetaj ka thënë se përmes shtabeve emergjente do të verifikohen të gjithë personat e ngujuar nga virusi./Insajderi.com