Mustafa: Një armatë e tërë kundërshtarësh është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të LDK-së

Mustafa: Një armatë e tërë kundërshtarësh është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të LDK-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kundër kësaj partie “një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garojnë për të dalë të parët, ndërsa ka shtuar se “në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin, por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë”.

“Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudo analistëve, ‘profesorëve’ nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së”, ka shkruar ndër të tjera i pari i LDK-së./Insajderi.com

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit…

Posted by Isa Mustafa on Monday, February 8, 2021