Ish-ambasadori amerikan: Serbia do të përballet me presion për ta njohur Kosovën

Ish-ambasadori amerikan: Serbia do të përballet me presion për ta njohur Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, ka komentuar letrën e dërguar nga Presidenti amerikan Joe Biden, në adresë të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, kjo kërkesë e Biden ka qenë e pritshme.

Mbi të gjitha, Montgomery tha për mediumin serb, Tanjug se ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, e cila “do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian”.

“Prandaj, qeveria serbe do të përballet me presion të vazhdueshëm në muajt e ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se kjo do të thotë se Vuçiq do ta gjejë veten “duke u përballur me një zgjedhje të vështirë”./Insajderi.com