Pacolli: Partitë politike vazhdojnë me programe të AKR-së

Pacolli: Partitë politike vazhdojnë me programe të AKR-së

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se kanë programin e duhur për qeverisjen e Kosovës. Thotë se që nga e kaluara, programi i prezantuar i AKR-së është marrë nga partitë rivale politike në Kosovë.

Komentet Pacolli i bëri në T7 në emisionin ‘Kosova Voton”

“AKR-ja si gjithmonë ka qenë inovative në programin e vetë elektoral dhe shtyllat e programit të AKR-së gjithmonë kanë qenë një po e quaj, ‘life motiv’ për të gjitha ata që e kanë ditë rëndësinë e programit ekonomik dhe e kanë dashur Kosovën’, tha Pacolli.

“Pikat e programit ekonomik të AKR-së gjithmonë kanë qenë inovative, edhe sot partitë politike tentojnë t’i implementojnë por origjinali gjithmonë mbetet tek ne dhe është pothuajse e pamundur pasi për t’i implementuar ato nevojitet shumë kreativitet, nevojitet shumë vullnet, nevojitet dituri, përkushtim dhe ajo që është me rëndësi, nevojitet edhe eksperiencë”, shpjegoi ai.

“Ne kemi një program i cili praktikisht harmonizon gjithë atë që nuk është realizuar nga programet e AKR-së deri më tani dhe që Kosova ka nevojë urgjente për të futur në program qeverisës pikat e këtij programi’, tha Pacolli./Insajderi.com