Ismaili: Me Vetëvendosjen na ndanë një oqean

Ismaili: Me Vetëvendosjen na ndanë një oqean

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh sekretari i kësaj partie, Uran Ismaili, ka folur rreth një bashkëpunimi të mundshëm për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Insajderi.

Ismaili është shprehur se me VV-në i ndanë një “oqean”, teksa ka shtuar se gjërat dhe historinë i shohin ndryshe.

“Mendoj që ka pak i kanë fryre, pasi e kanë parë që qysh i hekën shpejt vijat e kuqe me PDK’në. Njerëzit e kanë menduar kështu pasi 1+1 bëjnë dy. Me VV’në na ndajnë shumë gjëra. Mënyra se si i shohim gjërat dhe si e shohim historinë.

Ata e kanë konsideruar që himni duhet të degradohet. E kemi parë se si e kanë degraduar himnin. Nuk e kemi atë problem në asnjë formë. Neve na ndanë një oqean. Për atë se si shohim shtetin dhe si ta dërgojmë atë përpara. E patë se ai u frikësua ta dalë në debat me Enver Hoxhajn”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Ismaili po ashtu ka lavdëruar rolin e PDK-së në legjislaturën e fundit duke thënë se ishin një opozitë konstruktive. /Insajderi.com