KQZ tregon si do të votojnë të infektuarit me COVID-19

KQZ tregon si do të votojnë të infektuarit me COVID-19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se qytetarëve me të drejtë vote, të cilët janë të regjistruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si të infektuar me Coronavirus, apo janë në vetizolim, do t’ua mundësojë që të votojnë në ditën e zgjedhjeve, transmeton Insajderi.

Nga KQZ-ja thonë se këtyre personave do t’u dërgohen ekipet mobile, në adresën e tyre, anëtarët e së cilave do të jenë të pajisur me masa mbrojtëse kundër virusit.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555./Insajderi.com