Sllovakia mbështet Maqedoninë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Sllovakia mbështet Maqedoninë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Sllovakia ka bërë të qartë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe shpreson që korniza negociuese e Maqedonisë Veriore me Unionin Evropian do të miratohet gjatë presidencës portugeze, respektivisht gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Shefi i diplomacisë sllovake Ivan Korçok, gjatë vizitës së djeshme në Maqedoni të Veriut, shfaqi shpresë se korniza negociuese e vendit me BE-në  do të miratohet gjatë kryesimit  portugeze dhe se të gjitha vendet-anëtare do të arrijnë konsensus për atë çështje.

Korçok tha se vendi duhet të vazhdojë me reformat, sepse ato nuk janë bërë për burokracinë në Bruksel, por për vetë qytetarët.

“Është në interesin tonë t’ju mbështesim në rrugën drejt BE-së. Ne madje nuk mund ta quajmë Ballkanin Perëndimor si një fqinj, por është më shumë se kaq, në një kuptim gjeografik. Por ju duhet të ndani të njëjtat vlera dhe përfundimisht të bëheni një anëtar i BE-së”, tha Korçok, duke theksuar se Sllovakia është një mbështetëse e fortë e rrugës së vendit drejt BE, raporton ‘zhurnal.mk’.

ndaj Bullgarisë apo ndonjë vendi tjetër në botë. Unë e konsideroj qëndrimin e tyre aktual si anakronik dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ne si vend do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të kapërcyer problemet, duke respektuar veten dhe të tjerët. Vendi ynë është Evropa me pak fjalë”, theksoi kryeministri Zaev. /Insajderi.com