Policia e Kosovës deklarohet për sulmin fizik që dyshohet të jetë i përfshirë Shpejtim Bulliqi

Policia e Kosovës deklarohet për sulmin fizik që dyshohet të jetë i përfshirë Shpejtim Bulliqi

Policia e Kosovës ka deklaruar se të martën rreth orës 09:30 një person ka denoncuar një rast të sulmit fizik.

Është raportuar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Insajderi, ka tentuar ta kontaktojë Bulliqin. Ka qenë i pamundur kontakti me të.

Për rastin në fjalë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se janë duke u trajtuar pretendimet e “viktimës”.

“Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Shtoi se “Policia është duke u koordinuar me Prokurorinë e Kosovës”. /Insajderi.com