Bulliqi demanton sulmin fizik ndaj qytetarit: Po tentojnë të dëmtojnë VV-në në kohë zgjedhjesh

Bulliqi demanton sulmin fizik ndaj qytetarit: Po tentojnë të dëmtojnë VV-në në kohë zgjedhjesh

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është deklaruar rreth rastit të sotëm ku dyshohet se ishte i përfshirë në një sulm fizik ndaj një shërbyesi civil në Komunën që drejton, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi ka demantuar raportimet në media, për çka thotë se janë të pavërteta dhe shpifje me qëllim për të dëmtuar reputacionin e tij si kryetar komune, si dhe të subjektit të tij në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14-shkurtit.

“ Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.

I pari i Podujevës tutje ka sqaruar se gjatë vizitës së tij në QKMF, ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, “të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”. /Insajderi.com