Kandidatja për presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Shtime se ky qytet “nuk është më” siç tha ajo “bastion i politikës që ia vodhi perspektivën”.
Por, beson se prezenca e qytetarëve tregon “për ndryshimin e 14 shkurtit”, përcjell Insajderi.
“Në Shtime, prezenca e qytetarëve tregoi se ky qytet nuk është bastion i politikës që ua vodhi perspektivën, por i ndryshimit të madh të 14 shkurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani publikoi një fotografi ku shihen qytetarë të grumbulluar.
Për shkak të tubimeve në kohë pandemie ambasada e Britanisë së Madhe ka kërkua nga subjektet politike që të respektojnë masat anti-COVID. /Insajderi.com