Vetëm gjatë janarit, 10 persona vdiqën në aksidente trafiku

Vetëm gjatë janarit, 10 persona vdiqën në aksidente trafiku

Vetëm gjatë janarit të këtij viti, 10 persona kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente të trafikut, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe në aksidente kanë vdekur katër shoferë, tre pasagjerë dhe tre këmbësorë.

Ndërkohë, policia bën thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë gjatë vozitjes.

“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën katër shoferë, tre pasagjerë dhe tre këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com