KQZ me njoftim, këto masa duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve

KQZ me njoftim, këto masa duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, njofton Insajderi.

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

 Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

 Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

 Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

 Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

 Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

 Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555./Insajderi.com