Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “nëse do ta shante Rugovën 20 vite nuk do ta vizitonte varrin e tij”.
Me këtë iu është referuar vizitës së Albin Kurtit tek varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës.
Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri. Nuk i dëgjoj të VV si kanë me ndalë rënien ekonomike, si kanë me ia kriju një jetë të dinjitetshme të rinjve nga VV”, tha Haradinaj në Televizionin Publik.
Ai shtoi se “partitë duhet të kenë kujdes tek pjesa e ekonomisë”.
“Nuk e shohim që kanë me iu përgjigje kërkesave të qytetarëve, duhet me qu sinjale të mirë me eufori të gëzimit, duhet me pas kujdes në pjesën e ekonomisë”. /Insajderi.com