Deçan: Gjendet i vdekur në rrugë

Deçan: Gjendet i vdekur në rrugë

Një person në Deçan është gjetur i vdekur në rrugë, të martën, përcjell Insajderi.

Policia ka raportuar se bëhet fjalë për një mashkull i cili u pa i shtrirë nga disa kalimtarë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku dhe u konstatua se ka ndërruar jetë.

Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Insajderi.com