Mustafa pyet VV-në: Cili është mesazhi i “shallave të kuqe” dhe kush janë partnerët e “Republikës së Tretë”

Mustafa pyet VV-në: Cili është mesazhi i “shallave të kuqe” dhe kush janë partnerët e “Republikës së Tretë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se çfarë është mesazhi i “shalleve të kuqe” dhe kush janë partnerët e “Republikës së Tretë”.

Mustafa tha të mërkurën se nuk është i sigurt nëse qytetari është i informuar për simbolikën “sallave të kuqe” të cilat partia e Albin Kurtit i ka vendosur nëpër Prishtinë.

Ish-kryeministri alarmoi, duke thënë se “rrezikojnë të marshojnë” sikur në revolucionin kinez ( ngjarje që ka ndodhur në vitin 1949).

“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK-së shtoi se “Vota është përgjegjësi ndaj shtetit”. /Insajderi.com

div class=”fb-post” data-href=”https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3648620661870811″ data-width=”500″ data-show-text=”true”>

Të nderuar miq,
Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.
Vota është vendimmarrje e…

Posted by Isa Mustafa on Wednesday, 10 February 2021