Haradinaj: 14 shkurti – referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO

Haradinaj: 14 shkurti – referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se 14 shkurti është referendum për Aleancës, për Kosovën në NATO.

Kështu tha ai gjatë fjalimit të mbajtur në një tubim parazgjedhor në vendlindjen e tij në Deçan.

“Ne kemi veç një punë, me u lidh fort me Amerikën, me hy në NATO se s’kemi rrugë tjetër. Kosova e ka më mirë se e di me kë është. Na jemi me NATO, me Amerikën dhe BE. Edhe pse Serbia e sotme kujton që me filtruar pak me Rusi dhe Kinë, kanë me marrë me të mirë edhe Amerikën e Evropën, por gabon. Ne e dimë kah e kemi drejtimin. Ne duke treguar qartë me kë jemi dhe me vendos afate kohore, se çdo kontratë e do edhe kohën. Ne duam kontrate që ka të bëjë me NATO. Kjo kontratë e ka një afat kohor, ne e kemi kryer hapin e parë. Aleatët tonë do të na ndihmojnë që t’i kalojmë pengesat”, ka thënë ai.

“Kemi ndryshime në krejt komunat e Kosovës në rritje. Si president i Kosovës ju siguroj që do t’ju nderoj me punë, në Deçan e Dukagjin në gjithë Kosovën, ju siguroj që ko me nderu sakrificën për liri dhe do të nderojmë ndihmën e aleatëve tonë. Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO”, është shprehur tutje Haradinaj. /Insajderi.com