Valbon Krasniqi emërohet zyrtarisht drejtor i SHSKUK-së

Valbon Krasniqi emërohet zyrtarisht drejtor i SHSKUK-së

Infektologu Valbon Krasniqi është emëruar sot drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nga Bordi i këtij Shërbimi, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në “Facebook” nga SHSKUK.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Krasniqi ka shërbyer për disa muaj si ushtrues detyre i drejtorit të SHKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë. /Insajderi.com