Janë ndërprerë përkohësisht kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajt para rreth dy javëve.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se këto kërkime janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike dhe për shkak të ngritjes së nivelit në lumin Drini.
“Dje kemi pranuar info për ndërprerje të përkohëshme për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelut të ujit në lumin Drini”, ka thënë Xhurkaj.
Në fshatin Xërxë është ngritur një tendë për mbarëvajten e këtij operacioni.
Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën e 25 janarit. /Insajderi.com