Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas tubimit të tij në Klinë dhe Prizren tha se krejt qytetarët e kanë shpresën te 14 shkurti, ku sipas tij, do të ndahet “shapi prej sheqerit”, njofton Insajderi.
Madje ai ka thënë se qeverisja e keqe po shkon ndërsa mirëqeverisja do të kthehet.
Tutje, Kurti ka treguar se nuk do të qeverisin nga inati apo për hakmarrje. Por se do të shërbejnë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.
Në fund Kurti ka shtuar se “me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit”./Insajderi.com