Maqedoni e Veriut: Vdes një pacient me COVID-19 pasi hidhet nga dritarja e spitalit

Maqedoni e Veriut: Vdes një pacient me COVID-19 pasi hidhet nga dritarja e spitalit

Një pacient i infektuar me COVID-19 ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte hedhur nga dritarja e katit të pestë e spitalit në Shkup, njofton Insajderi.

Viktima është A.C., 71 vjeçar.

Ai ishte i hospitalizuar nën kujdesin intensiv, por megjithatë edhe pse ishin marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e ekipit kujdestar, për shkak që personi në fjalë ishte në gjendje të rëndë psikike, përsëri nuk është mundur të parandalohet vetëvrasja, njoftuan nga spitali 8 Shtatori.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të kaluara, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në qendrat COVID në të gjithë vendin janë shtruar 334 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Coronavirus. Ndërsa, numri total i tyre që po kurohen nëpër repartet infektive është 591, dhe janë 490 shtretër në dispozicion./Insajderi.com