Rruga që lidhë Drenasin me Dobroshecin, përkatësisht te “Guri i Plakës” është bërë pothuajse e pakalueshme, si pasojë e reshjeve të shiut, njofton Insajderi.
Ndaj, Komuna e Drenasit u kërkon qytetarëve të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona.
Nga komuna thonë se ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, të gatshëm për intervenime.
“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.
“Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com