Reduktime të ujit në Prishtinë

Reduktime të ujit në Prishtinë

Në Prishtinë do të ketë reduktime me ujë të pijshëm, përcjell Insajderi.

Kështu ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Këto reduktime do të jenë shkak i turbullirës së krijuar pas reshjeve të shiut.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar që sërish të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj. Në mënyrë që të bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët dhe që fokusi i mosfurnizimit me ujë të mos jenë vetëm zonat që furnizohen nga ITUP Shkabaj, ju njoftojmë me orarin e reduktimeve për këto zona ( të cilat reduktime hyjnë në fuqi nga sot deri në stabilizimin e gjendjes)”, thuhet në njoftim.

Sipas ujësjellësit, nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.

Me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë. /Insajderi.com