Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha: Raportet e mira duhet të vazhdojnë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha: Raportet e mira duhet të vazhdojnë

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Falënderoi ambasadorin për angazhimin avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën.

Tha se raportet e mira në mes dy shteteve duhet të vazhdojnë.

Palët diskutuan edhe për  rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë. /Insajderi.