Nga java e ardhshme përveç provimeve dhe anës praktike, studentët do t’i mbajnë edhe ligjëratat në fakultete, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku ka thënë se me vendimin e fundit të Qeverisë nuk do të ketë më mësim online.
“Me masat e reja kthehen të gjithë në fakultete, gjithçka në prani fizike dhe nuk ka më mësim online”, është thënë në komunikatën e qeverisë.
Qeveria e Kosovës të enjten ka zyrtarizuar lehtësimin e masave, ndër të cilat edhe ato në arsim.
Sipas njoftimit, Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen sipas pan-programit të institucioneve përkatës në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19./Insajderi.com